Logo Loading

Ekskluzivisht, Gremi Ice Cream sjell në Shqipëri akulloren me 0 sheqer për diabetikët.

Ekskluzivisht, Gremi Ice Cream sjell në Shqipëri akulloren me 0 sheqer dhe pak kalori për diabetikët.

Baner akullore shqip-01

Akullore me embëlsues natyral me 0 sheqer

Më në fund…këtë verë ka një zgjidhje për të shijuar akullore pafund dhe të mos shqetësohemi aspak për sheqernat e marra. Falë mjeshtrisë së artizanëve italianë, të dalluar jo vetëm për picën, pastat, parmigianon por dhe akullore; Gremi Ice Cream sjell për herë të parë në Shqipëri 18 specialitetet më të mira të akullores, ku përfshihen akullore me zero sheqer.

Pyetjes nëse e doni një akullore të tillë? Përgjigjuni gjithmonë PO! Kjo do të thotë se mund të shijoni me shumëllojshmëri shije gjatë gjithë vitit (sipas dëshirës), me miq dhe për kënaqësinë tuaj. Gjatë ditës ose në mbrëmje pas një darke, veçanarisht duke e shoqëruar më një çokollatë dekadente.

Zgjidhni shijen tuaj të akullores

Besojuni hulumtimeve të Gremi Ice Cream dhe provoni shijen mbreslënëse të akullores artizanale pa u shqetësuar për prezencën e ëmbëlsuesve të shumtë apo kalorive të marra, me të cilat jemi në betejë të vazhdueshme.

Përbërësit natyrale, përgatitja në mënyrë artizanale mund të shijohet pa asnjë shqetësim nga të prekurit me diabet, të cilët shijen e akullores e kanë harruar që kur kanë mësuar se duhet të bashkëjetojnë deri në fund me këtë sëmundje.

Për diabetikët, akullorja pa sheqer mund të ndihmojë në plotësimin e dëshirave të ëmbla pa shtuar sheqerin në gjak. E njëjta gjë është e vërtetë për ata që duan të humbin peshë dhe duan një shije të akullores pa kalori.

Por, si është e mundur të shijosh ëmbëlsinë e akullores me 0 sheqer?

Kreativiteti i Gremi Ice Cream qëndron pikërisht këtu; duke përdorur për ëmbëlues Stevian, që në Shqipëri kërkimet dhe informacionet për të janë tejet të pakta.

Gjethet e thara të Stevies janë shumë herë më të ëmbla se sheqeri, por përmban 0 kalori, 0 gram hidrate të karbonit. Bimë e cila sot njihet për vetitë më të mëdha shëruese në të gjithë botën.

Pasi studoi efektet e saj, Gremi Ice Cream përdori Stevian për ëmbëlsues në akullore duke sjellë jo vetëm risi për tregun shqiptar, por dhe mundësi për të gjithë kategoritë si diabetikët, ata që kanë probleme me kolesterolin, të shijojnë verën e nxehtë me akullore pa u shqetësuar për pasojat në shëndetin e tyre. Në fund të fundit, akullorja është trajtimi më i mirë i vetes…

Për të arritur në shijet më të mira të akullores, për të qënë ushqyese, e freskët dhe me shije mbreslënëse, Gremi ka bërë një sërë hulumtimesh për të bërë bashkë të gjithë ingredientët

Vera në Shqipëri është fantastike dhe kudo ku jeni, keni nevojë të shuani etjen tuaj me një akullore; me shijet që nuk i gjeni në gelateritë e tjera, të sjella me mjeshtri nga Gremi Ice Cream.

pulse
call-tel